Dita e 12-të e protestave masive kundër racizmit
Protestat në SHBA, nuk kanë të ndaluar. Dhjetëra mijëra persona protestuan në shumë qytete, teksa protestat kundër brutalitetit të policisë dhe pabarazisë racore hynë në ditën e 12-të. Në Uashington u mbajt protesta më e madhe që prej 25 majit, kur vdiq afrikano-amerikani George Floyd.
Floyd vdiq gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të Minesotës. Njerëzit vërshuan rrugët duke mbajtur slogane të ndryshme në duar dhe duke mbajtur fjalime. Makinat ushtarake, policia dhe agjentët federalë mbyllën shumicën e rrugëve kryesore në Uashington për trafik, para se të nisnin marshimet.
Shumë protestues u mblodhën në National Mall, në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, ku punëtorët kanë ngritur rrethoja dhe barrikada betoni. Protesta masive po ashtu janë mbajtur në Qytetin e Nju Jorkut, Filadelfia, Siatëll, Çikago dhe Los Anxhelos, ku protestuesit kërkuan ndryshime.