Dita e Gardës Kombëtare, mesazhi nga Putin: Rusia është krenare për ju
Presidenti rus Vladimir Putin, u dërgoi një përshëndetje Gardës Kombëtare që po lufton në vijë të parë, në atë që vazhdon ta quajë “operacion special ushtarak” në Donbas dhe Ukrainë.
“Të dashur shokë. Ju përgëzoj në ditën tuaj, Ditën Kombëtare të Gardës Kombëtare. E themeluar 6 vjet më parë, Garda Kombëtare Ruse është bërë e pazëvendësueshme, e lidhur fuqishëm me sistemin e bashkuar shtetëror që siguron ligj dhe rend e mbron të drejtat e interesat e qytetarëve tanë.
Sot dua t’i adresohem veçanërisht trupave të Gardës Kombëtare që po marrin pjesë në operacionin special ushtarak në Donbas dhe Ukrainë. Shokë të dashur, luftimet kanë shtuar rrezikun. E di sesi ju veproni në këto situata, me kurajo dhe profesionalizëm, plot aftësi, me rezultate dhe të patrembur, duke treguar heroizëm.
E gjithë Rusia është krenare për secilin prej jush. Dua t’ju falënderoj, për shërbimin tuaj të pashokë për Rusinë, për besnikërinë tuaj për mëmëdheun”, tha Putin.