Ditë “terrori” në Moskë, më shumë se 1.500 thirrje kërcënuese për bomba

Më shumë se 1.500 kërcënime për bomba në qendrat tregtare, shkolla, gjykata, supermarkete dhe zona të tjera publike dhe private u regjistruan sot vetëm në Moskë dhe zonat përreth saj, tha një burim i urgjencës për agjencinë Tass.

Sipas burimit, 1.600 objekte dhe vepra infrastrukturore u kërcënuan nga të huajt.

“Ky është një numër rekord krahasuar me më parë, kur maksimumi i regjistruar ishte 100 telefonata kërcënuese”, shpjegoi ai.

Shumë prej ndërtesave – të tilla si Kisha Ortodokse e Krishtit Shpëtimtari, 15 gjykata, 5 stacione hekurudhore, një spital materniteti dhe objekte të tjera u kontrolluan nga policia dhe u konfirmuan se ishin alarm i rremë. Kontrollet në shumë supermarkete dhe dyqane janë ende në vazhdim.

Kjo valë e thirrjeve telefonike kërcënuese filloi në Moskë, Shën Petersburg dhe pjesë të tjera të Rusisë në fund të nëntorit.

Autorët e panjohur thonë se ata kanë vendosur bomba në gjykata, shkolla, spitale, aeroporte, stacione hekurudhore.

Rreth 7,000 ndërtesa dhe objekte janë hetuar gjatë kësaj kohe dhe në të gjitha rastet u konstatua se ishte një mashtrim.

SHKARKO APP