Ditëlindja kthehet në masakër, 11 viktima në Meksikë

11 persona u gjetën të therur në një shtëpi në zonën Tizayuca në Meksikën qendrore.

Persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë ku po zhvillohej një festë ditëlindje për një fëmijë dhe kanë therur me thika e mjete të tjera prerëse, 11 vetë duke përfshirë dhe dy të mitur.

Vetëm katër fëmijë i kane shpëtuar masakrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyet e sulmit nuk janë të qarta, por autoritetet thanë se ne trupin e njërit prej viktimave u gjet dokumenti identifikues i një oficeri të policisë së Meksikës. Për këtë arsye dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me karteleve të drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meksika është e përfshirë nga një luftë e përgjakshme mes bandave të drogës dhe sulme të tilla në festa familjare nuk janë të rralla.

Pavarësisht masave të marra nga autoritetet, përballjet mes karteleve të drogës janë shtuar dhje rrjedhimisht edhe numri i viktimave. Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti në Meksikë u regjistruan 2189 vrasje, afërsisht 70 në ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?