Djali i Gaddafit është ‘liruar’ në Libi

Saif al-Islam Gaddafi, djali i dytë i ish liderit të Libisë, Muammar Gadaffi thuhet se është liruar nga amnistia, në një lëvizje që mund të ushqejë më shumë destabilitet, shkruan BBC.

I preferuari i të atit për pasardhës, ai është mbajtur nga milicia në qytetin e Zintan në 6 vitet e shkuara. Batalioni i Abu Bakr al-Siddiq thotë se është liruar të premten, por nuk është bërë ende publike.

Raportimet lokale thonë se ai tashmë është në qytetin lindor të Bayda me të afërmit e tij. Gurpi militar thotë se veproi sipas një kërkese “të brendshme të qeverisë”.  Kjo qeveri, me bazë në lindje të vendit, i ka dhënë amnistinë Gaddafit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht se është dënuar me vdekje në mungesë nga gjykata e Tripolit, në perëndim të vendit, ku kontrolli është në duart e qeverisë rivale të Kombeve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa raportime të tjera thonë se lajmi është fals.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?