Djali i Khameneit është gjallë, mediat në Iran: Po merret me çështje të rëndësishme

Mojtaba Khamenei, djali i Ali Khameneit sipas medieve të Iranit, është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Agjencia Mehr shkruan se ai është ”në shëndet të plotë” dhe po shqyrton “çështje të rëndësishme” që lidhen me vendin, pa dhënë detaje të tjera.

Emri i tij është përmendur prej kohësh si pasardhës i mundshëm, ndërsa konsiderohet si figurë me ndikim prapa skenave dhe me lidhje të forta me Gardën Revolucionare.

Një kalim pushteti nga babai te djali do të përballej me kundërshti fetare dhe politike në Iran, pasi tradita shiite nuk e sheh me sy të mirë një trashëgimi të tillë, dhe Mojtaba nuk mban asnjë post zyrtar shtetëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?