Djali i liderit të Hamasit flet për babain: Ai duhet të kishte vd*ekur për veprimet e tij
Djali i liderit të Hamas thirrje Izraelit: Nëse nuk lirohen pengjet, vritini të gjithë të burgosurit, përfshirë babain tim
Djali i një prej themeluesve të Hamasit i ka bërë thirrje Izraelit të vrasë babain e tij nëse grupi nuk i liron të gjithë pengjet. Mosab Hassan Yousef, djali i Sheikh Hassan Yousef, i bëri thirrje Izraelit t’i jepte Hamasit një afat kohor për të liruar të gjithë pengjet ose për të vrarë liderët e tij, përfshirë babanë e tij.
“Izraeli nuk mund të vazhdojë kështu. Hamasi duhet të ketë një afat kohor, një ose dy ose gjashtë muaj për të kthyer pengjet, dhe nëse nuk i kthen pengjet brenda kornizës kohore, Izraeli duhet të ekzekutojë liderët e lartë të Hamasit në burg.
“Kur them ekzekutoni liderët e lartë, e kam fjalën për të gjithë pa përjashtim. Këtu përfshihet edhe babai im”, vazhdoi ai.
“Kam bërë një gabim, 10 apo 15 vjet më parë, kur i kam shpëtuar jetën shumë herë. Ai duhet të kishte vdekur për veprimet e tij. Unë i shpëtova jetën. Gjërat nuk ndryshuan, gjërat u përkeqësuan”.