”Djali im 9-vjeç, kërkon të bëhet ushtar”, Zonja e Parë e Ukrainës: Dikur luante piano
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka treguar se lufta në Ukrainë e ka bërë djalin e saj nëntë vjeçar të dëshirojë të bëhet ushtar. Ajo thotë se djali i saj Kyrylo dëshiron të bëjë janë artet marciale dhe si të përdorë një pushkë. Gruaja e Presidentit të Ukrainës, ishte në një vizitë në SHBA, ku kërkoi më shumë armë për Ukrainën.
“Para luftës, djali im shkonte në ansamblin e vallëzimeve popullore. Ai luante piano, mësoi anglisht. Por pas pushtimit të Rusisë, e qartë se ai dëshiron të jetë ushtar. Nuk mund ta kthej atë në art dhe shkenca humane”.
Kjo situatë ka ndikuar shumë jo vetëm tek fëmijët e saj por tek të gjithë fëmijët në Ukrainë, të cilët tashmë kanë humbur një pjesë të rëndësishme nga fëmijëria. “Ajo që unë me të vërtetë dua të siguroj është që fëmijëria e djalit tim t’i kthehet atij dhe që ai ta shijojë jetën e tij në maksimum”.