Djegia e kampit të Morisë/ Refugjatët në Greqi refuzojnë planin e strehimit

Mijëra emigrantë mbetën të bllokuar pa strehë në ishullin Lesbos për të tretën ditë me radhë (edhe këtë të premte), duke fjetur në rrugë ose në fusha pranë kampit më të madh të refugjatëve në Greqi pasi një zjarr shkatërrues dogji kampin.

Kampi Moria, prej kohësh i njohur për kushtet e këqija të jetesës, kishte pritur më shumë se 12 000 migrantë, katër herë më shumë se kapaciteti i deklaruar. Zjarri i së mërkurës e ktheu vendin në “strehimore” për plehra dhe sende të djegura, shkruan Reuters.

Qeveria greke tha se kishte siguruar mijëra çadra për strehim të përkohshëm për migrantët. Një traget pasagjerësh u ankorua në portin e ishullit Mytilene për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës.

Por planet e Athinës përballen me rezistencë të fortë nga autoritetet lokale dhe banorët që kanë frikë se strehëzat e përkohshme do të shndërrohen në një kamp tjetër të përhershëm migrantësh.

“Moria është një monstruozitet,” tha për Reuters Dimitris Koursoubas, një zyrtar i lartë përgjegjës për migracionin në ishujt veriore të Egjeut. “Ne duam që të gjithë migrantët të largohen, për arsye kombëtare. Moria ka mbaruar”.

Qëndrimet lokale në ishullin e goditur nga kriza evropiane e migrantëve 2015-2016, megjithëse fillimisht ishin mirëpritëse, janë kthyer kryesisht armiqësore, ndërsa popullsia e kampit u zgjerua. Shumica e emigrantëve janë nga Afganistani dhe Siria.

SHKARKO APP