Djegia e Kuranit, Maroku tërheq ambasadorin e saj në Suedi. Kurse Erdogan reagon ashpër

Placeholder Image

Të mërkurën, dy burra qëndruan jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit në Suedi, dhe dogjën librin e shenjtë të Kuranit. Burri që kishte kërkuar leje nga Gjykata për veprimin, është një refugjat 30-vjeçar nga Iraku.

Leja u dha nga një gjykatë të mërkurën. Suedia rrallë ndalon protestat, madje edhe ato që mund të konsiderohen si forma të nxitjes në vende të tjera. Djegia e librit fetar islam u bë gjatë Kurban Bajramit, një nga ditët më të shenjta të vitit për myslimanët.

Në përgjigje të incidentit, Maroku tërhoqi ambasadorin e tij në Suedi për një periudhë të pacaktuar. Ministria e Jashtme e Marokut thirri gjithashtu të ngarkuarin me punë të Suedisë në Rabat dhe shprehu “dënimin e fortë të mbretërisë për këtë sulm dhe refuzimin e këtij akti të papranueshëm”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan thotë se ata që kryen aktin e urryer dhe ata që e lejojnë atë nën petkun e lirisë së mendimit, ata që mbyllin sytë ndaj kësaj poshtërsie nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre.

“Ne do të tregojmë reagimin tonë në mënyrën më të fortë derisa të bëhet një luftë e vendosur kundër organizatave terroriste dhe armiqve të Islamit…Përfundimisht, ne do t’u mësojmë monumenteve perëndimore të arrogancës se nuk është liri mendimi të ofendosh (nenet) e shenjta të muslimanëve. Dua të dihet se si Turqi, ne kurrë nuk do të përkulemi para politikës së provokimit apo politikës së kërcënimit”, tha Erdogan ndër të tjera.

SHKARKO APP