Djegia e një gazete serbe përkeqëson marrëdhëniet Serbi-Kroaci
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, tha sot se, Serbia do të dërgojë një notë proteste Kroacisë pas djegies së gazetës “Novosti” të komunitetit serb në Kroaci, . Daçiq në të njëjtën kohë shprehu skepticizmin e tij nëse pala kroate do të marr ndonjë hap për këtë rast.
Ne protestojmë gjithmonë kundër ngjarjeve të tilla, por Kroacia nuk reagon, u tha Daçic gazetarëve në një konferencë për shtyp në Beograd, pas takimit me ministrin e Jashtëm moldav Andrei Galburor.
Daçic tha se djegja e gazetës Novosti flet për situatën në Kroaci dhe opinionin publik që po krijohet atje, i cili nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Serbinë, njofton gazeta serbe Danas.
Duke folur për marrëdhëniet e Serbisë me Moldavinë, Daçiq theksoi se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira mes vete.
“Moldavia nuk e ka njohur Kosovën dhe e mbështet Serbinë në forumet ndërkombëtare kur është fjala për sovranitetin tonë dhe integritetin territorial”, deklaroi Daçic.
KOHA JONË SONDAZH

