Djegia e një gazete serbe përkeqëson marrëdhëniet Serbi-Kroaci

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, tha sot se, Serbia do të dërgojë një notë proteste Kroacisë pas djegies së gazetës “Novosti” të komunitetit serb në Kroaci, .  Daçiq në të njëjtën kohë shprehu skepticizmin e tij nëse pala kroate do të marr ndonjë hap për këtë rast.

Ne protestojmë gjithmonë kundër ngjarjeve të tilla, por Kroacia nuk reagon, u tha Daçic gazetarëve në një konferencë për shtyp në Beograd, pas takimit me ministrin e Jashtëm moldav Andrei Galburor.

Daçic tha se djegja e gazetës Novosti flet për situatën në Kroaci dhe opinionin publik që po krijohet atje, i cili nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Serbinë, njofton gazeta serbe Danas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për marrëdhëniet e Serbisë me Moldavinë, Daçiq theksoi se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira mes vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Moldavia nuk e ka njohur Kosovën dhe e mbështet Serbinë në forumet ndërkombëtare kur është fjala për sovranitetin tonë dhe integritetin territorial”, deklaroi Daçic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?