“Do kalojmë ose do vdesim!” Rekord emigrantësh drejt Spanjës
Spanja raporton një dyfishim të emigrantëve të ardhur në qytetet afrikanoveriore që janë pjesë e saj. Me mijëra kaluan të hënën kufirin nga Maroku në kërkim të një jete më të mirë.
Spanja ka regjistruar një numër të paprecedentë emigrantësh të rinj nga Afrika e Veriut.
Të paktën 5 mijë persona, shumica marokenë, vërshuan nga Maroku drejt zonës së Thjutas, qytetit autonom që kontrollohet prej Spanjës.
Emigrantët hynë në territor me not ose me barka nga plazhet e afërta marokene.
Të rritur, gra e fëmijë thanë se po i ikin varfërisë për një jetë më të mirë në Europë.
“Po e kaloj kufirin sepse dua të siguroj të ardhmen e djalit tim. Na duhet të paguajmë qiranë, të kujdesemi për fëmijët dhe prindërit. Do kalojmë ose do vdesim.”
“Shihet që ka shumë të rinj që duan të ikin nga vendi. Nuk ka punë. Nuk kemi as frikë.”
Në prill autoritetet e Thjutas dhe Melijas kthyen dhjetëra emigrantë nga Maroku.
Dy qytetet spanjolle janë të vetmet që lidhin me kufij tokëësorë Bashkimin Europian me Afrikën Veriore.
Spanja thotë se numri i të ardhurve nga Maroku është dyfishuar nga viti i kaluar, dhe dyshohet se vala e fundit mund të lidhet me përplasjet diplomatike mes dy vendeve për sa i përket luftës ndaj emigracionit të paligjshëm.