“Do më duhen për të blerë Twitter-in”, Elon Musk shet të tjera aksione nga Tesla

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk ka shitur aksione të tjera të tij nga kompania që prodhon makina elektrike, të cilat kapin vlerën rreth 6.88 miliardë dollarë.

Shitjet u zhvilluan pas mbledhjes vjetore të aksionerëve të firmës javën e kaluar, tregojnë dosjet rregullatore, shkruan BBC.

Musk thotë se i duhen paratë në rast se detyrohet të blejë Twitter për 44 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Multimiliarderi është aktualisht i përfshirë në një betejë ligjore me platformën e mediave sociale pasi tha muajin e kaluar se do të tërhiqej nga një marrëveshje për ta blerë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Transaksionet e fundit janë kryer në datat 5, 8 dhe 9 gusht, sipas gjashtë dosjeve në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit të SHBA-së.

Pasi lajmi për shitjen e aksioneve u bë publik, Musk iu përgjigj një postimi në Twitter që e pyeste nëse kishte mbaruar shitjen e aksioneve të Tesla-s me “po”, duke shtuar se i duheshin paratë në rast se detyrohej të blinte Twitter dhe nuk ishte në gjendje të siguronte nga financimi për marrëveshjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?