Do negocionit me Hitlerin? Polonia kritika presidentit Macron: Kriminelët duhen luftuar

Polonia e cila ka hapur dyert për refugjatët ukrainas, e quan gjenocid vrasjen masive të banorëve në Bucha nga Rusia. Makabritetet e ushtrisë ruse në qytetin Bucha të Ukrainës po tronditin mbarë botën.

Sipas Ukrainës, 410 trupa janë gjetur në varre masive, ndërsa dhjetëra të pajetë të tjerë nëpër rrugët e qytetit në verilindje të rajonit Kiev, disa prej tyre dhe me duar të lidhura.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki ka lëshuar kritika të forta ndaj homologut francez Emmanuel Macron, i cili ka negociuar për paqe që prej nisjes së luftës me homologun rus, Vladimir Putin, duke i thënë se nuk ka arritur asnjë gjë dhe se nuk ka mundur të ndalojë masakrat në Ukrainë. “Kriminelët duhet të luftohen. Askush nuk negocioi me Hitlerin. A do të negocionit ju me Hitlerin?”.

SHKARKO APP