Do të hapen dhe shkollat, Greqia publikon planin e lehtësimit të masave

Kur po mbushen dy muaj nga marrja e masave izoluese pothuajse në të gjithë europën, qeveritë njëra pas tjetrës po mendojnë dhe për hapjen e shteteve, pasi në disa prej tyre shifrat nuk kanë qenë dhe aq të larta, sa të paralizohet e gjithë ekonomia.

Greqia ka vendosur se fundi që të lehtësojë masat kufizuese, të cilat do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme nga ana e kryeministrit Mitsotakis.

Mediat greke raportojnë se në fillim të majit hapen dyqanet e vogla, në mesin e muajit të ardhshëm do të hapen kafenetë dhe restorantet, por vetëm në ambjentet e jashtme.

Në fillim të qershorit hapen hotelet me aktivitet të përvitshëm, ndërkohë që në mes të Qershorit do të hapen hotelet sezonale.

Nga ana tjetër shkollat pritet të hapen në 15 qershor, ndërsa nuk bëhen ende të ditura si do të jenë kushtet, në një kohë kur klasat kanë një përqendrim të lartë të fëmijëve.

SHKARKO APP