Do të merret pa injeksion, Italia nis testimet për vaksinën orale ndaj Covid
Universiteti i Napolit “Federico II” ka njoftuar se ka nisur testimet klinike të vaksinës së parë orale, e cila pra merret nga goja dhe nuk është nevoja të bëhet me injeksion.
Modeli i ri i imunizimit ndaj Covid u zhvillua nga Nextbiomics, një kompani bioteknike e dedikuar për kërkimin dhe zhvillimin e probiotikëve të gjeneratës së ardhshme.
ZKF Francesco Campobasso tha se ishte shumë i kënaqur me arritjet e reja: “Kjo na lejon të përshpejtojmë linjën tonë të zhvillimit për lëshimin e versioneve vjetore me spektër të gjerë për variantet e ndryshuara të Covid që mund të shfaqen me kalimin e kohës”- tha ai. Vaksina ndryshon nga të gjitha llojet e prodhuara deri tani, pasi nuk bëhet me anë të injeksionit dhe as për “vektor viral” i përdorur nga shumica e injektimeve.
Gjithashtu disa kompani farmeceutike raportohet se po përdorin shpikjen në eksperimentimet e tyre për të avancuar më tej kërkimet.