”Do ti lutem Zotit”, Papa Françesku shprehet i pikëlluar: Mbretëresha Elizabeth, një shpirt fisnik

Papa Françesku i dërgon ngushëllimet e tij Mbretit Charles III dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II dhe vlerëson jetën e saj të shërbimit të pakursyer për të mirën e Kombit dhe të Komonuelthit.

“Me pikëllim të thellë kur mësova për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, i shpreh ngushëllimet e përzemërta Madhërisë suaj, anëtarëve të familjes mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit”.

Papa tha se ai bashkohet me të gjithë ata që vajtojnë humbjen e saj duke u lutur për prehjen e përjetshme të Mbretëreshës së ndjerë. Papa Françesku lavdëroi gjithashtu shpirtin e saj fisnik në mëshirën e Zotit Atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë siguroj Madhërinë Tuaj për lutjet e mia që Zoti i Plotfuqishëm do t’ju mbështesë me hirin e tij të pashtershëm ndërsa ju merrni tani përgjegjësitë tuaja të larta si Mbret. Mbi ju dhe të gjithë ata që e çmojnë kujtimin e nënës suaj të ndjerë, ju kërkoj një bollëk bekimesh hyjnore si një premtim ngushëllimi dhe force në Zot”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?