“Do vras Donald Trump”, arrestohet 25-vjeçari me thikë para Shtëpisë së Bardhë
Një person me thikë u arrestua jashtë Shtëpisë së Bardhë, pasi i tha një oficeri të Shërbimit Sekret se kishte ardhur për të vrarë presidentin Trump. Sipas policisë, Roger Hedgpeth 25 vjeç, u arrestua pasditen e së shtunës.
Hedgpeth i ishte afruar një oficeri të Shërbimit Sekret, i cili po patrullonte jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe i tha se ishte aty për të vrarë presidentin Donald Trump dhe se kishte me vetë një thikë, me të cilën synonte të kryente krimin.
Pas kontrollit policia gjeti thikën në trupin e tij si dhe një këllëf bosh pistolete. Hedgpeth po mbahet paraburgim si dhe është dërguar edhe në spital për vlerësim të shëndetit mendor.