Doktoresha: I kërkoj pacientëve nëse duan të vdesin në spital apo në shtëpi

Pas Italisë, Spanjës, tani edhe Britania duket e shqetësuar me rritjen e firkshme të numrit të të prekurëve dhe të viktimave nga Covid-19. Një doktoreshë britanike e spitalit të mjekësisë akute në Londër, konfirmon se epidemia Covid-19 po avancon me shpejtësi të madhe në vend, teksa shton se reparti i emergjencës është transformuar krejtësisht nga numri i madh i pacientëve.

Dr Katie Sanderson, 32-vjeçe, shpërthen në lot teksa sheh njerëzit që nuk zbatojnë rregullin e distancimit social. ”Reparti ynë i emergjencës u tranformuar krejtësisht javës që shkoi nga numri i madh i pacientëve që vinin çdo ditë. Me pacientët e koronavirusit apo familjarët e tyre kam nisur të bëj biseda të tipit, nëse preferojnë të vdesin në spital apo në shtëpi pasi këtu ata nuk lejohen të presin vizitorë. Deri një javë ma parë nuk kisha imagjinaur biseda të tilla”.

Nga ana tjetër, ajo kërkon më tej ndihmë nga kompanitë për të furnizuar me celularë pacientët e koronavirusit që të mund të komunikojnë me familjet e tyre. ”Unë jam 32 vjeç por ka kolegë të mi këtu që kanë shkruar testamentet e tyre prandaj kjo duhet marrë seriozisht”.

SHKARKO APP