Doktorët kthejnë në jetë burrin 40 minuta pasi i ndaloi zemra

Një burrë nga Kalifornia Veriore, të cilit zemra i kishte ndaluar së rrahuri për plot 40 minuta, i ka falënderuar punëtorët e emergjencës të cilët e kthyen nga të vdekurit.
John Ogburn, 36-vjeçar, pësoi sulm kardiak teksa po punonte në laptopin e tij më 26 qershor, transmeton Express.

Dy oficerë të policisë, të cilët kishin qenë aty pari, filluar ta aplikonin CPR-n (ringjallje kardiopulmonare) në Ogburn, babanë e tre fëmijëve, një minutë pas thirrjes së 911-it.

Për 42 minuta, me turne, ata nuk u ndalen deri sa atij iu kthye pulsi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Ogburn thotë se kryesisht ndihet mirë, përveç ca dhimbjeve në gjoks.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nivelin e energjisë nuk e kam siç e kisha më parë, por kjo mbase për shkak se rutina më ka ndryshuar paksa. Ndihem krejtësisht mirë, përveç ca dhimbjeve në gjoks,” ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?