Donald Trump dhuron 50 mln dollarë për sipërmarrëset femra në mbarë botën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar sot një fond prej 50 milion dollarësh për një fondacion të Bankës Botërore për sipërmarrëset në botën në zhvillim, gjatë samitit të G20-ës, në Hamburg.

“Fondi do të transformojë miliona jetë”, tha Trump, duke vlerësuar frymën sipërmarrëse të grave dhe duke shtuar se karriera e tij në botën e biznesit do të kishte qënë më sfiduese nëse do të kishte më shumë konkurrente.

“Sa më shumë gra të ketë në botën e biznesit aq më shumë konkurrencë do të ketë për njerëzit si puna ime”,- tha Trump, duke vënë në dukje fuqinë e sipërmarrjes për t’i shpëtuar njerëzit nga varfëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky program synon të ndihmojë gratë në vendet në zhvillim që të kenë qasje në financë, treg dhe rrjete për të filluar planin për biznese të reja. SHBA-ja do të shërbejë si një anëtare themeluese”,- tha Shtëpia e Bardhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fuqizimi i grave është një vlerë thelbësore që na lidh ne së bashku”,- tha Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?