FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donald Trump do të takohet me Lavrov në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 10 maj në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për Sirinë dhe çështje të tjera ndërkombëtare, kanë njoftuar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Trump pritet të takohet me Lavrovin, pas takimit që ky i fundit është paraparë të zhvillojë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson më 10 maj.

Zyrtarët kanë thënë se ky takim në fokus do të ketë Sirinë, marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe çështje të tjera ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht dallimeve mbi çështjen e Sirisë, kjo mbetet një fushë ku Rusia dhe SHBA mund të gjejnë mundësi që të punojnë së bashku për të luftuar grupin militant, Shteti Islamik dhe grupe të tjera ekstremiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lavrov do të vizitojë Uashingtonin për herë të parë që prej vitit 2013 me një plan të Rusisë për t’i dhënë fund dhunës në Siri, pas hyrjes në fuqi javën e kaluar të marrëveshjes për Sirinë, të arritur mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?