Donald Trump fton Boris Johnson për takim në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i ShBA-së Donald Trump ka ftuar kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas medieve amerikane kjo vjen pas fitores së liderit të partisë Konservatore në zgjedhjet elektorale.
Nuk është vendosur një datë zyrtare por diçka është e sigurt pasi takimi do të zhvillohet herët në Janar.
“Disa data të mundshme janë propozuar rreth mesit të Janarit por nuk është vendosur asgjë zyrtare. Të dy palët janë dakord për takimin” – deklaron një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.