Donald Trump i jep mundësi kriminelëve të vrasin lirshëm

Prej muajsh, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka deklaruar se do të dëbojë të gjitha familjet klandestine që ndodhen në Amerikë. Ky fakt i ka dhënë liri veprimi bandës së rrugëve, e quajtur MS-13, për keqtrajtimin e të rinjve që nuk ju binden urdhrave të tyre.

Këtë e vërteton dhe ngjarja në Long Island, ku prej disa ditësh një djalë është zhdukur, pas kërcënimeve të bandës.

I riu kishte emigruar nga El Salvador tre muaj më parë, për t’u bashkuar me nënën e tij, në Nassau County, Long Island. Banda e kishte ngacmuar atë në El Salvador sepse nuk pranoi t’i bashkohej. Herën e parë anëtarët e bandës MS-13, e sulmuan adoleshentin me një shkop bejsbolli, në një lagje periferike të  New Jork-ut. Herën e dytë, ata sulmuan 19-vjeçarin teksa po ikte rrugës për në punë, ata i prenë barkun, me një mjet që simbolizon edhe bandën MS-13, me hanxhar. Ai ka mbijetuar por është i fshehur prej disa javësh, ndërkohë nëna e tij është e tmerruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mamaja e adoleshentin ka komentuar, për CNN: “ Djali im nuk është më i sigurt këtu. Ai (Donald Trump) i ka bërë më të fuqishëm ata( MS-13). Kjo sepse ata e dinë që nëse na sulmojnë ne nuk do i kallëzojmë në polici, për shkak të frikës se mos na dëbojnë. Ne erdhëm këtu (SHBA) për një jetë më të mirë, po jemi duke përjetuar terror.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gruaja, e cila është pa dokumente kërkoi që në media të quhej “Margarita”, për sigurinë e saj, jo vetëm nga shteti.

Banda e dhunshme e njohur si Mara Salvatrucha, ose MS-13, është zhvilluar dekada më parë midis emigrantëve Salvadorian, në Los Anxhelos dhe që atëherë ka ndërtuar një rrjet kriminal që shtrihet në të gjithë SHBA-në. Banda kryesisht synon emigrantët e Amerikës Qendrore, ata të cilët ikin drejt SHBA-së duke kërkuar strehim dhe siguri nga dhuna e bandës në shtëpinë e tyre në El Salvador, Guatemala dhe Honduras. Besohet se deri më tani grupi ka rreth 10,000 anëtarë, por synimi i tyre është të zgjerohen çdo ditë e më shumë.

Disa njerëz, pjestarë të MS-13 kanë pohur atë çfarë mamaja e adoleshentit ka thënë.

Por një zyrtar i lartë i administratës Trump e ka kundërshtuar atë mendim.

Ai tha: “Realiteti është se ne po largojmë MS-13 dhe anëtarët të tjerë të bandave kriminale që jetojnë në SHBA. Ne jemi në kërkim të kriminelëve dhe e dimë vendndodhjen e tyre. Ata janë shpërndarë nëpër vende të shenjta të SHBA-së. Nuk jemi duke qëndruar duarkryq, por nuk mund të dërgojmë trupat tona duke vendosur jetën e tyre në rrezik. Kapja e kriminelëve është një projekt shumë i rrezikshëm dhe kërkon shpenzime të mëdha.”

Niveli i dhunës dhe aktivitetit, të MS-13 është rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit, sipas FBI-së, pavarësisht arrestimeve të shumta. Në muajt e fundit autoritetet kanë deklaruar se numri i të vrarëve është rritur. Numërohen rreth 20 vrasje.

Shtatorin e kaluar, dy vajza adoleshente nga Brentwood u rrahën në vdekje, në qarqet Nassau dhe Suffolk, një nga epiqendrat e MS-13.

Në prill, trupat e katër të rinjve, të moshave 16 deri në 20 vjeç, u gjetën të vdekur në një park të Central Islip. Vrasja e të cilëve ishte filmuar dhe dërguar të dashurës të njërit prej viktimave.

Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, vizitoi Central Islip dhe u zotua publikisht për të luftuar MS-13.

 “Ne po ju targetojmë, ne po vijmë pas jush,” tha Jeff Sessiones.

Donald Trump ka deklaruar se prej muajsh është në përndjekjen e tyre. Ai tha se rreth 6000 vetë ishin larguar, por në të vërtetë shifrat e shërbimit të ICE, kanë deklaruar se vetëm 2,798 janë larguar.

Nuk dihet ende cila do të jetë zgjidhja që të kapen kriminelët duke mos u dëmtuar emigrantët./opinion

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?