Donald Trump nuk vendos dorën në zemër gjatë himnit, Melania i tërheq vëmendjen (Video)

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur presidentit amerikan Donald Trump gjatë festës së Pashkëve, ndërsa bashkëshortja i ka tërhequr vëmendjen.

Teksa çifti presidencial kishte dalë në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë me djalin e tyre dhe po luhej himni Kombëtar, Donald Trump harron dhe nuk vendos dorën në zemër në shenjë respekti në momentin që nis muzika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Melania tregohet e vëmendshme duke i prekur dorën bashkëshortit të saj për t’i rikujtuar se duhet të vendosë dorën në zemër. Gjesti i saj është komentuar mjaft në rrjetet sociale, ndërsa ka edhe nga ata që shkruajnë me shaka se Melania ia ka “mbledhur” bashkëshortit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhjetëra mijëra qytetarë amerikane ndoqën ceremoninë festive të festës së Pashkëve që organizohet në Shtëpinë e Bardhë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?