Donald Trump, Presidenti i tretë në histori që mund të fajësohet

Udhëheqësit demokratë të Kongresit kanë zbuluar nenet për fajësimin kundër Donald Trump, një veprim historik i nxitur nga një ankesë e një kallëzuesi, i cili paralajmëroi se Presidenti po përdorte fuqinë zyrtare për të kërkuar ndërhyrje të huaj në zgjedhjet në SHBA.

Demokratët përshkruan dy nene për fajësimin dhe shkarkimin e Presidentit: shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit. Akuzat u njoftuan nga kryetari i Gjykatës së Dhomës së Përfaqësuesve, Jerry Nadler, i mbështetur nga kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, kryetari i Komisionit të Inteligjencës, Adam Schiff, dhe anëtarët e tjerë të udhëheqjes demokrate.

Nenet u zbuluan pas pothuajse tre muajsh hetimi për shkelje të supozuar nga Trump, i cili akuzohet për ndalimin e ndihmës ushtarake dhe një takim të Zyrës Ovale me Ukrainën, në këmbim të hetimeve mbi ish-nënpresidentin demokrat, Joe Biden, dhe një teorie, e cila thotë se Ukraina ndërhyri në zgjedhjet e SHBA në 2016 dhe fajësoi Rusinë. Trump ka mohuar çdo sjellje të gabuar. Pas njoftimit, ai shkroi në “Twitter” dy mesazhe, një ku thuhej se demokratët e dinin që akuzat nuk ishin të vërteta.

Dhe në tjetrin kishte shkruar vetëm frazën “gjueti shtrigash” me shkronja të mëdha. Demokratët kishin paralajmëruar deri në katër nene, duke përfshirë një pengesë të drejtësisë në lidhje me sjelljen e Trump gjatë hetimit të këshilltarit special Robert Mueller për ndërhyrjen në zgjedhjet ruse, si dhe lidhjet midis Trump dhe Moskës. Sipas argumentit për akuzën e parë, Trump “përdori fuqitë e presidencës në një mënyrë që komprometoi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe minoi integritetin e procesit demokratik të Shteteve të Bashkuara. Kështu, ai injoroi dhe dëmtoi interesat e kombit. Presidenti Trump garanton kështu fajësim dhe gjykim, heqje nga detyra dhe skualifikim ndaj mbajtjes së çdo zyre nderi, besimi ose fitimi të Shteteve të Bashkuara”.

Në argumentin për nenin e dytë thuhet se “në historinë e Republikës, asnjë President nuk ka urdhëruar kurrë mosbindjen e plotë të një hetimi për shkarkimin ose të jetë përpjekur të pengojë në mënyrë gjithëpërfshirëse aftësinë e Dhomës së Përfaqësuesve për të hetuar sjelljen e tij”.

Duke sqaruar akuzat, Nadler tha: “Një President që e vendos veten mbi përgjegjësinë, mbi popullin amerikan dhe mbi fuqinë e fajësimit nga Kongresi … është një President që e sheh veten si më lart se ligji. Ne duhet të jemi të qartë se askush, madje as Presidenti, nuk është mbi ligjin”.

Formulimi zyrtar i akuzave do të thotë që deri në fund të javës tjetër, Trump mund të bëhet Presidenti i tretë në historinë e SHBA që do të fajësohet. Andrew Johnson i mbijetoi “impeachment” në 1868, ashtu si Bill Klinton në 1999. Richard Nixon dha dorëheqjen në 1974 para se të ngriheshin akuzat zyrtare për shkarkimin e tij.

Komiteti gjyqësor i Dhomës do të votojë për nenet dhe pas tij e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga demokratët. Gjykimi në Senat ka të ngjarë të pasojë në janar. Senati kontrollohet nga republikanët e Trump, që do të thotë se dënimi dhe shkarkimi i tij nuk do të mundësohet.

SHKARKO APP