Donald Trump sulmon sërish OBSH-në: Injoroi përhapjen e virusit nga njeriu te njeriu

Presidenti Donald Trump ka sulmuar sërish Organizatën Botërore të Shëndetit duke e akuzuar atë se nuk paralajmëroi transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu.

Presidenti po citonte Lanhee Chen, një bashkëpunëtor i Institutit Hoover të Universitetit Stanford, i cili bëri një prezantim në Fox Neës Channel për të promovuar një version të ri të virusit.

Përmes një postimi në Twitter, Trump shprehet:

Pse OBSH injoroi një email nga zyrtarët e shëndetësisë në Taivan në fund të dhjetorit që paralajmëruan për mundësinë që Coronavirus të transmetohej midis njerëzve? Pse OBSH bëri disa pretendime në lidhje me Coronavirusin që janë ose të pasakta ose mashtruese në janar ose shkurt, pasi virusi u përhap në botë? Pse OBSH priti aq shume kohë për të ndërmarrë një veprim vendimtar?

Pas këtyre sulmeve Trump është kritikuar nga Demokratët, nga bashkë-themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe nga organizata si Shoqata Mjekësore Amerikane për vendimin e tij për të ndaluar fondet e SH.B.A.-së për trajtimin mbi pandeminë e koronavirusit.

Presidenti ka akuzuar OBSH-në se nuk e ka menexhuar mirë situatën dhe se ka fshehur përhapjen e Covid-19 që prej shpërthimit në Kinë.

Kujtojmë se SHBA po përballet me shifra të larta të të infektuarve nga koronavirusi.

SHKARKO APP