Donald Trump sulmon sërish: Paaftësia e Kinës ka shkaktuar një masakër në të gjithë botën
Donald Trump rikthehet të sulmojë Kinën për çështjen e origjinës dhe përhapjes së koronavirusit. Me anë të një mesazhi në Twitter, Donald Trump sulmon sërish Kinën për çështjen e origjinës dhe përhapjes së koronavirusit në botë.
“Paaftësia e Kinës ka shkaktuar një masakër në të gjithë botën”- ka shkruar Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Twitter.
Pak ditë më parë sipas agjencisë së lajmeve AP, mësohet se Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme ka përgatitur një raport prej 4 faqesh lidhur me qëndrimin e Kinës në pandeminë e COVID-19.
Në raport thuhet se autoritetet e Kinës që nga janari e deri më tani kanë fshehur qëllimisht pandeminë dhe se Kina është përpjekur që rëndësinë e virusit ta lançojë si një rast të parëndësishëm.
Më herët presidenti Trump ka sulmuar edhe OBSH-në te cilën e ka quajtur një “kukull të Kinës”. Presidenti SHBA-se i ka deguar një letër i ku i jepet një afat kohor 30-ditor OBSH të “përmirësohet në mënyrë të ndjeshme” në të kundërt rrezikon të humbasë fondet e Shteteve të Bashkuara dhe pjesëmarrjen e saj.
Drejtuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në letër kritikohen fazat e reagimit të kësaj organizate për pandeminë e koronavirusit që nga muaji dhjetor.