Donald Trump udhëtim 11 ditor në Azi, vizitë në 5 shtete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nisur një udhëtim 11 ditor në Azi, gjatë së cilës do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Ky do të jetë turneu më i gjatë në Azi i një presidenti amerikan në 25 vite.

Udhëtimi vjen në një kohë mes tensioneve të larta me Korenë e Veriut mbi programin e saj bërthamor dhe testet e raketave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump pritet të tregojë një front të bashkuar me Korenë e Jugut dhe Japoninë duke shtypur Kinën për të marrë një vijë më të fortë ndaj Phenianit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Trump fluturoi së pari në shtetin amerikan të Hawaii ku vizitoi memorialin e USS Arizona në Pearl Harbour – skena e sulmit japonez të vitit 1941 që tërhoqi SHBA në Luftën e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu mori pjesë në një konferencë në Komandën e Paqësorit të SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?