Donald Tusk: Për Evropën është mirë të fitojë Macron ose Fillon në Francë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka treguar preferencat e tij për kandidatët për president të Francës, në zgjedhjet që do të mbahen nesër. Ai shpreson që zgjedhjet të fitohen nga Emmanuel Macron ose Francois Fillon, por është i bindur se në raundin e dytë do të shkojë Marine Le Pen.

“Në Francë me pikëpamje më pro-evropiane dhe të sigurta është Emmanuel Macron, dhe shoku im Fillon i cili edhe pse ndoshta është më pak evropian, është zgjedhje e sigurt për Evropën”, ka thënë Tusk.

Por ai ka shtuar se pret që në raundin e dytë të shkojnë Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet në Francë zhvillohen nesër, kurse sondazhet i japin një avantazh të lehtë kandidatit të pavarur Macron.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?