Dora dhe këmba i dridhet, Presidenti rus gati rrëzohet (VIDEO)

Ditët e fundit, foto dhe video të presidentit rus, Vladimir Putin kanë mbushur rrjetin. Një video e re i ka dhënë sërish hov spekulimeve mbi gjendjen shëndetësore.

Teksa niset të takojë plot entuziasëm mikun e tij besnik, liderin bjellorus Alexander Lukashenko në Kremlin, dora e djathtë e Putinit dridhet fort dhe ai menjëherë e fut brenda xhaketës, por fill pas kësaj, e tradhëton dhe këmba.

Ka pasur një seri raportesh këto muajt e fundit, të cilat pretendojnë se kreu i shtetit rus përballet me probleme shëndetësore. Zëra të tillë janë ushqyer sidomos nga pamja e tij, fytyra mjaft e fryrë e sidomos fakti që vazhdimisht kërkon të kapet diku për t`u mbështetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Videoja e takimit me Lukashenkon është regjistuar në 18 shkurt, pak përpara fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, por bëhet publike vetëm tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?