Dorëhiqet shefja operative e “TikTok”
![](https://kohajone.com/wp-content/uploads/2023/06/640-0-b7e1f03dfc01d76a36d82360a981b5a1-1.jpg)
Shefja Operative e TikTok, Vanessa Pappas po jep dorëheqjen pas pesë vjetësh me kompaninë që është në pronësi të ByteDance të Kinës.
Në një e-mail drejtuar stafit, Pappas tha se do të merr një rol këshillues për kompaninë gjatë tranzicionit.
“Duke pasur parasysh të gjitha sukseset e arritura në TikTok, më në fund ndiej se është koha e duhur për të ecur përpara dhe për t’u rifokusuar në pasionet e mia sipërmarrëse”-tha Pappas.
Shefi Ekzekutiv i ByteDance, Shou Chew, gjithashtu njoftoi në një memo për punonjësit se Zenia Mucha, më parë një veterane 20-vjeçare në Walt Disney Co do t’i bashkohet TikTok-ut si shefe e markës dhe e komunikimit.