Dorëzohet Suedia? Kryeministri: Të përgatitemi për mijëra të vdekur
Deri më sot kemi raportuar se në Suedi jeta vijon normalisht edhe pse pandemia e Covid-19 ka prekur edhe këtë shtet por përmes një interviste shokuese të stilit “Boris Johnson”, kryeministri suedez Stefan Löfven paralajmëroi qytetarët atje që të përgatiten për mijëra të vdekur.
Nga ana tjetër Löfven shtoi se “kushdo e vendos vetë se si procedon për distancimin social dhe për forcimin e sistemit imunitar. Ne e bëjmë ndryshe. Ndonjëherë varet dhe nga fakti që jemi në fazë tjetër”, duke treguar kështu se pavarësisht se po “dorëzohet”, sërish nuk dëshiron të heqë dorë plotësisht nga linja e butë e adoptuar në kundërshtim me emergjencën sanitare me bare, restorante e zyra të hapura.
Aktualisht në Suedi ndalohen rreptësisht vetëm grumbullimet e më shumë se 50 personave, kampionati i futbollit dhe eventet sportive, ndërsa mësimi po bëhet online. Suedia numëron deri tani 6.442 të prekur dhe 373 vdekje nga koronavirusi.