Dorëzohet Vuçiç, pranon kërkesën e opozitës: Zgjedhje të parakohshme në dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është dorëzuar dhe ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare në vend, një kërkesë kjo që bëhej prej disa muajsh nga opozita, por dhe që u shtua në ditët e fundit pas ngjarjeve të dhunshme në Banjskë.

Lideri serb u shpreh në një media vendase se zgjedhjet me shumë mundësi do të mbahen në 17 dhjetor, teksa shtoi se nuk do të jetë pjesë e fushatës për shkak të agjendës së ngjeshur që ka.

Vuçiç ka dhe një kërkesë për të gjithë votuesit që të dëgjojnë me kujdes të gjitha premtimet që do të bëhen gjatë fushatës dhe të mos bien pre e mashtrimeve.

”Zgjedhjet do të mbahen më 17 dhjetor, me kërkesë të opozitës, ia kam plotësuar kërkesën, do të ketë zgjedhje parlamentare. Kam aq shumë punë dhe takime sa nuk do të mund të marr pjesë në fushatat e ardhshme”,-tha mes të tjerash Vuçiç.

SHKARKO APP