Doza e tretë të vaksinës? EMA: Në fillim të tetorit jepet vendimi

Agjencia Evropiane e Barnave do të marrë një vendim mbi nevojën për një dozë të tretë të vaksinës anti-covid, si edhe dhe për përforcuesin në fillim të tetorit. ”Doza e tretë ndihmon në rastet e pacientëve me imunodepresion”,-tha Marco Cavaleri, kreu i grupit të punës i EMA-s për vaksinat dhe terapitë Covid-19.

Drejtori i përgjithshëm i EMA theksoi se agjencia europiane pret që marrë të dhënat nga Pfizxer për fëmijët e moshës nën moshën 12 vjeç në fillim të tetorit dhe të Moderna-s në fillim të nëntorit.

“Deri më sot, nuk është marrë asnjë kërkesë për të zgjeruar indikacionin për një vaksinë Covid-19 te fëmijët nën moshën 12 vjeç. EMA pret që Pfizer të paraqesë të dhëna për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në fillim të tetorit dhe se të dhënat e Moderna-s do të merren në fillim të nëntorit”.

SHKARKO APP