Dr. Fauci: Kjo javë do të jetë e tmerrshme për SHBA-në në lidhje me numrin e viktimave nga Covid-19

Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha, se do të jetë një javë e tmerrshme për numrin e viktimave nga Covid-19.

Duke folur në Fox News, Fauci tha se në Nju Jork ka një ulje të pacientëve në spitale por paralajmëroi se rritja e vdekjeve është “marramendëse”.

“Numri i vdekjeve në një ditë të caktuar vazhdon të rritet. Ne duhet të vijojmë me masat e forta kufizuese dhe me strategjitë për të ulur kurbën e vdekjeve, sepse nuk ka dyshim se do të ketë një ndikim pozitiv në dinamikën e shpërthimit. “Ndërsa vazhdojmë më tej, përtej kësaj jave, duhet të fillojmë të shohim një kthesë e cila është një shenjë e mirë,” shtoi ai.

Deri më tani në SHBA janë shënuar 12,991 viktima nga Covid-19 dhe 399,929 të infektuar.

SHKARKO APP