Draghi e quajti diktator, Erdogan “ngrin” blerjen e 10 helikopterëve italianë

Presidenti turk Erdogan është hakmarrë ndaj kryeministrit italian Mario Draghi, pasi ky i fundit e quajti diktator, duke pezulluar marrëveshjen për blerjen e helikopterëve.

Por cfarë ndodhi? Pak ditë më parë Mario Draghi e cilësoi presidentin turk Erdogan një diktator pas mosfunksionimit të protokollit ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen gjatë vizitës në Ankara u injorua duke mos u ftuar të ulej në karrige së bashku me Erdogan e Charles Michel.

Kaq mjaftoi që Erdogan të ngrinte marrëveshjen mes Ankarasë dhe Romës për blerjen e 10 helikopterëve “AW169”, shkruan “La Repubblica”. Kostoja totale e marrëveshjes arrinte 70 milionë euro, me mundësinë e një pakti shtesë, me një vlerë totale prej 150 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?