Dramë në familje, çifti ndërron jetë një ditë pas martesës
Një tragjedi e vërtetë mund të cilësohet ajo që iu ka ndodhur një gruaje dhe një burri në SHBA.
Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e Rebeka Bouma e cila ndërroi jetë të hënën rreth orës 12.30 minuta. Bouma 19 vjeçe kishte qenë pasagjere e një kamioni, mjet që u përfshi në një aksident, pak para orës 6.30 minuta të shtunën.
Ndërkohë, shoferi i kamionit Austin Uesson u shpall i vdekur në vendngjarje nga ana e policisë. Bouma dhe Uesson ishin martuar vetëm një ditë përpara përplasjes fatale, shkruajnë mediet amerikane.
Dekani i universitetit ku kishte studiuar vajza që ndërroi jetë, Tony Ryff e përshkroi viktimën si person që kishte besim të madh te Zoti dhe se ishte tepër e lezetshme dhe e dashur me njerëzit.
KOHA JONË SONDAZH

