Drejt mandatit të katërt, Merkel kryeson sondazhet

Jo shumë kohë më parë, ai shihej si një dritë shprese jo vetëm për partinë e tij, socialdemokratët gjermanë, por edhe për të tërë të majtën europiane që nuk po kalon ditë të mira.

Ai madje u quajt “Shënjti Martin”, njeriu që kishte potencialin për të rrëzuar Angela Merkelin nga froni pas pothuajse 12 vitesh, e për të sjellë një valë idesh të reja që mund të ripërcaktonin një panoramë politike të shënjuar nga prania e gjatë e kancelares.

Martin Schulz, 61-vjeçar, u duk sikur hyri në skenën politike të Berlinit me potencë dhe frymëzoi një gjeneratë votuesish të rinj. Por tani, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga zgjedhjet në Gjermani, Schulz e ndjek me dëshpërim Merkelin në sondazhe dhe duket se e ka të garantuar një vend në ndenjëset e opozitës në Bundestag.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sondazhet tregojnë se socialdemokratët e Schulzit ndjekin kristiandemokratët e Merkelit, në një distancë prej 14 përqindësh, ndërkohë që muaj më parë ishin shumë më afër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analistët nuk fajësojnë për këtë distancë fushatën e Schulzit, që ka kryer një tur energjik nëpër Gjermani, ndërkohë që Merkel ka pushuar e patrazuar në Tirolin Jugor, por forcën e emrit të kundërshtares, ndjenjën e besimit që ajo ngjall, si dhe vazhdimësinë që ajo do t’i ofrojë Gjermanisë, që aktualisht ndodhet në një bum ekonomik.

Popullariteti i Merkelit rezulton i jashtëzakonshëm, veçanërisht mes zgjedhësve të rinj e atyre që votojnë për të parën herë, asnjë prej të cilëve nuk mund të kujtojë një Gjermani pa Merkelin në timon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?