Drejt një karantine të dytë? Mali i Zi shpall “shtetrrethimin”

Duke nisur nga mesnata, Mali i Zi do të rikthejë masa të rrepta anti-Covid. Vendimi ka ardhur për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve. Masat parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimin e funksionimit të shërbimeve të hotelerisë dhe do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve. Ndërsa Podgorica dhe Kotorri punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në orën 22.00.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u bëri thirrje të gjithë subjekteve dhe individëve për respektim të rreptë të masave të miratuara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Bëhet me dije se duke filluar që nga mesnata e sotme në të gjithë Malin e Zi, maska mbrojtëse është e detyrueshme për çdo banor mbi moshën pesë vjeç. Sot pati 116 raste të reja ndërsa numri mesatar i infeksioneve të reja ishte rreth 250 në ditë në gjashtë ditët e fundit.

SHKARKO APP