Drejt Spanjës me anije, shënohen tre viktimat e para për 2021 në radhët e emigrantëve

Moroccan migrants disembark from a dinghy at "Del Canuelo" beach after they crossed the Strait of Gibraltar sailing from the coast of Morocco, in Tarifa, sourthern Spain, July 27, 2018. REUTERS/Jon Nazca TPX IMAGES OF THE DAY

Tre persona kanë ndërruar jetë në një anije me 40 emigrantë dhe  një tjetër humbi jetën pasi arriti në bregun e ishujve Kanarie në Spanjë.

Sipas autoriteteve spanjolle, tre viktimat janë të parë emigrantë që ndërrojnë jetë për vitin 2021.

Ata raportuan se kanë qenë 3 trupa të pajetë dhe 44 të mbijetuar në anijen, që mbërriti në Tenerife mëngjesin e sotëm (5 janar).

Swiss Digital Desktop Reklama

Migrantët, të cilët përfshinin një grua dhe 17 të mitur, ishin nga vendet e Afrikës Sahariane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Brendshme e Spanjës thotë se 23,000 migrantë mbërritën në Ishujt Kanarie në vitin 2020, nga rreth 3,000 në 2019. Më shumë se 500 vdiqën para se të mbërrinin në destinacion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?