Drejtoresha e Shërbimit Sekret jep dorëheqjen, Kimberly Cheatle dështoi për të mbrojtur ish-presidentin Trump

Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan, Kimberly Cheatle e cila ishte nën një presion të madh për dështimin e agjencisë për të parandaluar atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, ka dhënë dorëheqjen. Ajo ishte përballur me thirrje për të dhënë dorëheqjen që nga të shtënat në një tubim të Trump më 13 korrik, një sulm i cili la një të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

Në një intervistë me ”ABC News” pas sulmit, Cheatle e quajti incidentin “të papranueshëm” dhe tha se ishte përgjegjësia e saj të sigurohej që asgjë e tillë nuk do të ndodhë përsëri. Cheatle tha gjatë intervistës se ajo nuk do të jepte dorëheqjen nga roli i saj.

“Misioni solemn i Shërbimit Sekret është të mbrojë liderët e kombit tonë. Më 13 korrik, ne dështuam. Si drejtore e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim sigurie. Ne po bashkëpunojmë plotësisht me hetimet në vazhdim. Duhet të mësojmë se çfarë ka ndodhur”, tha Cheatle në dëshminë e saj para komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve.

SHKARKO APP