Drejtori i FBI kërkoi më shumë burime për hetimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhje
Drejtori i FBI-së, James B. Comey kërkoi javën e shkuar më shumë burime nga Departamenti i Drejtësisë për hetimin e akuzave për bashkëpunim midis stafit të Trump dhe qeverisë ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Komey, i cili u shkarkua nga Presidenti Trump të martën, kishte bërë kërkesën gjatë një takimi javën e shkuar me zëvendës avokatin gjeneral, Rod J. Rosenstein, ndërsa informoi të hënën kreun dhe anëtarin e rendit demokratik të Komisionit të Inteligjencës të Senatit.
Megjithatë, zëdhënësja e Departamentit të Drejtësisë Sarah Isgur Flores tha se raportet që Comey kishte kërkuar më shumë fonde apo burime të tjera për hetimin e Rusisë janë “krejtësisht të rreme”. Një kërkesë e tillë, tha ajo, “nuk ndodhi”.
Është e paqartë se ku po përqendrohet hetimi i FBI-së. Comey pranoi publikisht në mars se FBI po shqyrtonte një koordinim të mundshëm ndërmjet Kremlinit dhe fushatës Trump dhe tha se hetimi kishte filluar në fund të korrikut. Comey tha se për një hetim të kundërinteligjencës, “kjo është një periudhë relativisht e shkurtër kohe”.
KOHA JONË SONDAZH

