Drogë, grabitje, prostitucion…në pranga 27 persona, ka dhe shqiptarë

Me urdhër të Prokurorisë së Monzës, policia italiane e Milanos ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ‘Velarium’, i cili ka çuar në arrestimin e 27 personave me akuzën e trafikut të drogës, grabitjes, dhunës, shfrytëzim prostitucioni, armëmbajtje pa leje e tentativë vrasje.

Të arretuarit janë shtetas italianë, shqiptarë e afrikano veriorë. Ndaj 23 prej tyre është lëshuar udhëri i arrestimit me burg ndërsa ndaj 4 të tjerëve urdhëri i arrestit shtëpiak.

Hetimet e operacionit “Velarium”, kanë nisur pas ngjarjes së 29 shtatorit 2015,  ku në një lokal në Monza dy shqiptarë tentuan të vrasin duke e plagosur me thikë një tjetër shtetas shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investigimet zbardhën se motivi i kësaj tenative vrasje ishte kontrolli i trafikut të kokainës e i cdo tipi tjetër droge, në territorin e komunave Monza, Brugherio e Lissone.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet e drejtuara nga prokurori Salvatore Bellomo, identifikuan një familje shqiptare e përbërë nga prindërit e djali, dhe rezidentë prej vitesh në Monza, si furnizuesit kryesor të drogës për trafikantët e zonës.

Përgjatë këtij operacioni janë kontrolluar 11 banesa e janë vënë nën hetim 40 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?