FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Drogë për financimin e ISIS, sekuestrohen 37 tonë

Agjentët e Guardia di Finanza dhe ata të Doganave në Itali kanë sekuestruar 37 tonelata drogë sintetike, e njohur si “droga e luftëtarit”. 

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave droga është sekuestruar në portin e Xhenovës dhe kishte një vlerë prej 75 milionë euro.

Sipas burimeve, droga në fjalë do të kishte shërbyer për të financuar terrorizmin islamik dhe në veçanti grupin e ISIS. “Droga e luftëtarit” po transportohej në një konteiner që kishte si destinacion Libinë, një nga bastionet e militantëve të Shtetit Islamik.  

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni është kryer në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Shërbimin Qendror të Antidrogës pranë Ministrisë së Brendshme italiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?