“Dru” me kokainë dhe uiski, banda shqiptare e drogës plagos 12 herë me thikë bashkëkombasin e tyre

As Koronavirusi nuk i ndal grupet shqiptare në Gjermani të kthehen në problem për policinë.

Një sherr me thika mes disa shqiptarëve në Hannover çoi në plagosjen rëndë të një 35 vjeçari.

Ndihmësi i autorit që qëlloi mbi viktimën, Flavian H. (20 vjeç) kishte shkuar në Gjermani për tre muaj dhe ishte lidhur me grupe që vepronin në sektorin e narkotikëve.

Gjatë një nate, banda shqiptare ishte e dehur me uiski dhe kokainë, çka u bë shkak edhe për përshkallëzimin e sherrit.

“Djali ishte i pacipë“, tha 20-vjeçari. Ai i shkaktoi atij dy nga dymbëdhjetë plagët me thikë, ndërsa I plagosuri iu nënshtrua një operacioni urjgent.

Ai la spitalin pas përmirësimit, ndërsa heshti lidhur me incidentin, raporton prestigjozja gjermane “Bild”.

“Më vjen keq që kam ardhur në Gjermani, dua të kthehem”, tha shqiptari para gjykatës ditën e djeshme teksa iu komunikua arresti me burg. /Ora News

SHKARKO APP