Dueli televiziv, mundësia e fundit për kundërshtarin e Merkel

Nga njëra anë kandidatja e hekurtë Angela Merkel, përballë rivali i saj i zjarrtë, Martin Schulz. Dueli televiziv që do t’i ballafaqojë të dielën do të jetë një përballje personalitetesh, njëkohësisht konsideruar si karta e fundit e social-demokratit para zgjedhjeve.

“Shansi i tij i fundit për të ndryshuar tendencën, përmbledh këtë javë e përditshmja “Handelsblatt” në adresë të kreut të SPD. Sondazh pas sondazhi, mbetet me një distancë mjaft të madhe në këndvështrimin e zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit përballë kancelares, ndaj së cilës gjithçka duket si mjaft premtuese për një mandat të katërt njëkohësisht si një rekord jetëgjatësie në pushtet në Gjermaninë e pas luftës.

Rrethi i saj konservator është vlerësuar me 38 për qind të votave, kundrejt 24 për qind për social-demokratët e Martin Schulz.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për Schulz, e diela do të jetë dita më e rëndësishme e fushatës. Është dita kur do të vendoset përfundimisht, nëse mundet apo jo të ndryshohen gjërat”, thekson “Handelsblatt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?