“Duke folur në telefon dhe i qetë” dalin pamje të reja nga brenda burgut të vrasësit të 20-vjeçares Caroline (VIDEO)
Babis Anagnostopulos, piloti grek i akuzuar për vrasjen e të shoqes 20-vjeçare, ndodhet pas hekurave. Ai po qëndron në burgun “Korydallos”, në zonën “VIP” të saj.
Mediat kanë publikuar së fundmi pamje nga brenda burgut ku ndodhet piloti. Në pamjet në fjalë, ai shihet i qetë, duke biseduar në telefon dhe sapo përfundon të folurën, largohet i heshtur për në qelinë e burgut.
Mediat shkruajnë se Babis flet vazhdimisht me prindërit dhe avokatin e tij. Ai është arrestuar pak më shumë se një javë më parë, pasi pranoi se ishte pikërisht ai vrasësi i 20-vjeçares Caroline.
32-vjeçari për 37 ditë me radhë kamufloi të gjithë vrasjen, duke shtuar se tragjedia u shkaktua nga grabitësit shqiptarë që i hynë për të vjedhur në shtëpi. Por, mesazhet telefonike dhe ora inteligjente në dorën e vikamës, zbuluan krimin e rëndë.
Babis dëshmoi më pas në polici, se e kreu vrasjen pasi e shoqja po planifikonte të largohej së bashku me vajzën e tyre 11-muajshe nga shtëpia.
Po ashtu, ai ka rrëfyer me detaje sesi e kreu vrasjen dhe inskenoi grabitjen.