Duke kënduar, gratë afgane protestojnë kundër rregullave të reja në vendin e tyre

Dhjetëra gra afgane po marrin pjesë në një lëvizje proteste në internet kundër një ligji të ri që i ndalon ato të këndojnë apo të mbajnë ligjërata në publik. Qoftë brenda apo jashtë vendit, ata kanë filluar të filmojnë veten duke kënduar dhe më pas i postojnë videot në rrjetet sociale, me mbishkrime si “Zëri im nuk është i ndaluar!” dhe “Jo talebanëve”. ”Më burgosët në shtëpinë time për krimin e vetëm të të qenit grua”, thotë një grua. Grupet aktiviste kanë postuar video ku gratë shihen me grushte të ngritura ose duke grisur fotot e liderit suprem të talebanëve, Emir Hibatullah Akhundzada, i cili sundon Afganistanin.

SHKARKO APP